Për trajnerin Edi Martini, fitorja ndaj Kukësit ishte shumë e rëndëishme, pasi u arrit ndaj një kundërshtari direkt, dhe aq më teëpr që u arrit me një kontigjent të kufizuar për shkak të mungesave me problem dëmtimin dhe gjendje gripale. Duke folur për Over Sport, njëshi i pankinë bregdetare, komplimenton edhe bashkëqytetqrin e tij shkodran, Ildi Gruda.
“Më gëzon shumë fitorja. Kishim shumë mungesa të dëmtuar, gjendje gripale, edhe ata në fushë kishin ngërçe herë pas herë, se ka pasur ngarkesë dhe të njëjtët lojtarë kanë luajtur kohët e fundit. Por edhe atë që u futën e justifikuan mjaft mirë dhe i komplimentoj djemtë për fitoren.
Ndeshja më Tiranën është shumë e rëndësishme për ne, kemi një ndeshje që është shumë e fortë. Nuk bëj plane për të parë shumë larg, shoh afër ndaj jemi herët për të folur.
Ne kishim të dëmtuar e me kartonë. Mund të sakrifikoja e të kthehesha me 3 në mbrojtje, por luajta me katër duke pasur parasysh rreshtimin e kundërshtarëve. Na doli si e menduam, i dhamë përparësi krahut të majtë të kundërshtarit, na doli siç e menduam. Por vuajtëm shumë se e patë që lojtarët e mi ishin shumë të lodhur dhe Kukësi na vuri në vështirësi në minutat e fundit të lojës.
Këtu një apo dy humbej të ulin ku nuk e mendon, por me dy fitore ngjitesh lart. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, jo euforikë, se pikët i kemi marrë me mund. Të mos mendojmë për shumë larg se ndonjëherë e pëson. Jam shumë kokëfortë që duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pastaj të shohim në fund.
Gruda mund të luajë nga krahët e në sulm. Unë i di vetitë e Grudës, janë të jashtëzakonshme, është djalë shumë i mirë, punon, duhet të punojë edhe më tepër, se me pak stërvitje duhet të ecë përpara se ka veti që rrallë futbollistë i kanë”, i shpreh trajneri i Teutës, Edi Martini.