Laçi i rrezikuar seriozisht për t’i për qëndrimin në Superiore, mundi me rezultat të pastër, 2-0, Vllazninë. Tre pikë këto që risjellin qetësinë në kampin kurbinas, por edhe për trajnerin Gentjan Mezani, i cili për hirë të së vertetes, përpara kësaj ndeshje lakohej shumë për të dorëzuar detyrën e trajnerit të laçjanëve. Ndaj, është kjo arsyeja, që në prononcimin e dhënë për Over Sport pas ndeshjes, Mezani shprehet i kënaqur për fitoren ndaj Vllaznisë, ndërkohë që premton se në javat në vazhdim, skuadra e tij do të bëjë më mirë.
“I kënaqur pa diskutim se morëm tre pikë pas shumë rezultateve negative. Kjo i bën mirë skuadrës, por ajo që më pëlqeu më shumë ishte disiplina që treguan në fushë dhe dëshira që treguan në këtë ndeshje. Ky është aspekti i parë, padyshim edhe tre pikët se në pozicionin që jemi, nuk na falet asnjë hap fals
Eliminimi nga kupa, duke ditur që objektiv kemi Europën, është padiskutim një goditje për ne, se ishim përgatitur për të shkuar më tej. Por gjithsesi mendoj se skuadra në ditët më pas, reagoi mirë, më shumë ishte mendoj një ngërç psikologjik dhe ndoshta pak fat në Kupë se në pjesën e parë kishim shumë raste e bëmë lojë të mirë, por në pjesën e dytë ishte ajo që nuk më pëlqeu shumë. I kemi analizuar gjërat gjatë javës, kemi folur së bashku të gjithë dhe shpresoj që të mos jetë vetëm një trepikësh, por të ketë vazhdimësi në vijim. Është diçka shumë e mirë kjo ndalesë, duke e ditur që kemi luajtur pothuajse 90 minuta gjithmonë me të njëjtët lojtarë, mund të rikueprojë në aspektin fizik, edhe pse sot nuk është shfaqur shumë.
Çdo ndeshje do interpretohet sipas kundërshtarit se kjo iku. Në këtë kampionat kemi shfaqur shumë herë karakterin që neglizhojmë, jemi neglizhentë. Dua të flas me çunat që të kemi vazhdimësi e marrim ndeshjet një nga një se mendoj se ka pikë shumë dhe skuadrat janë aty-aty. E para të largohemi nga kjo situatë, të mos rrezikojmë, e të shohim pastaj në vijim. E rëndësishme është të marrim një nga një, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Me këta djem duhet të flas shumë se kalojnë shumë shpjet në eufori”.