Friday, March 29, 2024

Ndryshon lista e Kombëtares, Enea Mihaj do të zëvendësojë Ardian Ismajlin e dëmtuar

Lexo

Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga pasditja e të dielës grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet në transfertë më 27 mars.

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka shpallur që të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi, ndërkohë që të shtunën ka dalë edhe në një konferencë për median ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij dhe ka folur për objektivat në këtë sfidë të parë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se pas stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakte të vazhdueshme me klubin e Empolit për të mësuar shkallën e dëmtimt të Ardian Ismajlit.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serie A të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, ndërkohë që të shtunën i është nënshtruar analizave që kanë konfirmuar dëmtimin dhe është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Mihaj do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img