Tuesday, May 7, 2024

Volejbollsitja shqiptare, Erblira Bici transferohet te Roma

Lexo

Aventurë e re për volejbollisten shqiptare, Erblira Bici. 26-vjeçarja transferohet te skuadra e Romës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike gramshiotja me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram” ku publikon njoftimin e Romës për kalimin e saj në kryeqytetin italian.

Ndërkohë kapitenia e Kombëtares shqiptare në volejboll ka folur për kanalin zyrtar të Romës duke deklaruar se ka dëgjuar shumë për këtë klub dhe dëshiron të japë gjithçka:lg.php.gif“Më kanë folur shumë mirë për këtë klub dhe ambjent dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme. Dua të jap gjithçka për këtë skuadër.

Duhet të jap maksimumin çdo moment. Të luash për Romën është diçka e madhe që edhe kur e thua është me të vërtetë e madhe.”, tha Erblira Bici.

Bici mbërriti në Itali në Mondovi në vitin 2016, pasi kishte fituar 4 kampionate në Shqipëri dhe 5 kupa të Shqipërisë, tregoi menjëherë aftësitë e saj të mëdha sulmuese.

Pas 2 vitesh në A2, ajo kaloi te Novara në A1 në sezonin 2018/2019, duke fituar 1 Kupë të Italisë dhe 1 Champions.

Pasojnë edhe dy sezone të tjera në A1, me UYBA dhe Kuneo dhe sezonin e kaluar ajo zgjedh serinë A2 ku luan si protagoniste absolute, 18.6 pikë për ndeshje me fanellën Futuro Giovani Busto Arsizio. Ndër eksperiencat e saj ndërkombëtare janë edhe ato me Kombëtaren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img