Sunday, November 24, 2024

Mungesë e rëndësishme te Vllaznia, mbrojtësi nuk ia del për sfidën ndaj Partizanit

Lexo

Erdenis Gurishta nuk ia del të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Partizanit. Vllaznia do të luajë ditën e enjte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës kundër të kuqve në “Elbasan Arena” dhe te shkodranët do të mungojë sërish kapiteni.

Mbrojtësi i krahut të djathtë mungon që nga sfida me Partizanin në kampionat dhe fillimisht u mendua se do të ishte gati për ndeshjen e Kupës, por shanset që ai të jetë në fushë janë të pakta. Gurishta pritet të jetë mungesa e vetme, ndërsa nga dëmtimet janë rikuperuar Jonuzi dhe Da Silva që do të jetë gati për përballjen kundër Partizanit.

Vllaznia do të kërkojë me çdo kusht të fitojë sërish Kupën për të arritur Europën pasi nga kampionati shanset janë të vogla.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img