Thursday, September 19, 2024

Ndahen çmimet FIFA “The Best”: Levandovski, lojtari më i mirë i vitit 2021, Kristiano Ronaldo Çmimi Special

Lexo

Sulmuesi i Bayern “mposht” Messin dhe Salah, trajneri i të kaltërve pas Tuchel në mesin e trajnerëve, ndërsa Gigio i dorëzohet Mendy në garën e portierëve

Robert Lewandowski është lojtari më i mirë i vitit 2021, duke triumfuar përballë Messi e Salah. Asnjë italian nuk u shpërblye në FIFA The Best. Trajneri, Roberto Mancini, në garë për trajnerin më të mirë, mposhtet nga Thomas Tuchel, kampion në Champions League me Chelsean, si dhe Gianluigi Donnarumma (kandidat për portierin më të mirë) përfundon pas Edouard Mendy, po nga Chelsea. Së fundi, tre italianë në formacionin Top 11: Donnarumma, Bonucci dhe Jorginho.

LOJTARI MË I MIRË: ROBERT LEWANDOWSKI

Një revansh i vogël për Robert Lewandowski, i cili pasi pa Topin e Artë ti ikte nga duart, këtë herë kalon Messin dhe Salah si lojtari më i mirë i vitit 2021. Sulmuesi polak ka kaluar rekordin e Gerd Muller me 43 gola në 34 ndeshje të Bundesligës në vitin kalendarik.

LOJTARJA MË MIRË: ALEXIA PUTELLAS

Alexia Putellas, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është lojtarja më e mirë e vitit 2021. Pas shoqes së skuadrës Jennifer Hermoso, me të cilën fitoi Champions League dhe kampionatin spanjoll në vitin 2021, dhe Samantha Kerr (sulmuese e Chelseat dhe Australisë).

FORMACIONI MË I MIRË 2021 (11 TOP FIFA)

Ngushëllim për Italinë që gjen tre lojtarë në top 11 të FIFA-s për 2021. Ja formacioni: Donnarumma; Alaba, Ruben Dias, Bonucci; Jorginho, Kantè, De Bruyne; Cristiano Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi.

TRAJNERI MË I MIRË: THOMAS TUCHEL

Asgjë për të bërë për Roberto Mancinin, i cili për vitin 2021 duhet të “kënaqet” me fitoren në Europian, që nuk mjafton për të marrë çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. FIFA i jep çmimin Thomas Tuchel, fituesit të Champions League me Chelsean. Zhgënjim edhe për Pep Guardiolën, teknikun e tretë në garë.

TRAJNERJA MË R MIRË: EMMA HAYES

Trajnerja e Chelseat për femra, Emma Hayes, i paraprin Lluis Cortes (trajneri i Ukrainës) dhe Sabrina Wiegman (trajnere e Anglisë). Hayes, në krye të Bluve që nga viti 2012, fitoi Premier League vitin e kaluar.

PORTIRI MË I MIRË: EDOUARD MENDY

Është Edouard Mendy, mbrojtësi ekstrem i Chelsea-t, fitues i Ligës së Kampionëve të fundit, që fiton çmimin si portieri më i mirë i vitit 2021. Një zhgënjim i vogël për Gianluigi Donnarumma, i përfshirë në mesin e tre kandidatëve së bashku me Manuel Neuer, por që nuk u shpërblye pavarësisht fitores së Europianit me paraqitje të shkëlqyera sidomos në rastin e penalltive, në gjysmëfinale dhe në finale.

PORTIERJA MË MIRË: CHRISTIANE ENDLER

Për femra, Christiane Endler e Lionit dhe Kilit është portierja më e mirë e sezonit 2021. Numri 1 i Kilit, e cila fitoi kampionatin me PSG-në para se të kalonte në Lyon në verë, i parapriu kundërshtarëve Ann-Patrick Berger (Chelsea dhe Gjermani) dhe Stephanie Labbè (Psg dhe Kanada).

GOLI MË I MIRË (ÇMIMI PUSKAS): ERIK LAMELA

Argjentinasi Erik Lamela fiton çmimin si autori i golit më të bukur të vitit 2021. Çmimi, që mban emrin e një legjende të futbollit si Puskas, i vjen mesfushorit sulmues të Tottenhamit pas golit të mrekullueshëm më 14 mars 2021 kundër Arsenalit. Goli I argjentinasit triumfoi ndaj golave të  Schick dhe Taremi.

ÇMIMI FAIR PLAY: KOMBËTARJA DANEZE

Njohja si gjesti më i bukur i vitit 2021 nuk mund të mos shkonte për kombëtaren e Danimarkës dhe stafin mjekësor danez, në gjendje t’i shpëtonin jetën Christian Eriksen më 12 qershor 2021 kur futbollisti u përball me një atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes së Evropianit kundër Finlandës.

ÇMIMI SPECIAL I FIFA: CRISTIANO RONALDO

Së fundi, një mirënjohje speciale nga FIFA për Cristiano Ronaldon, për karrierën e tij të paimitueshme dhe për rekordet e tij të shumta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img