Sunday, May 19, 2024

Vllaznia, huazon Kainën tek Kastrioti i Krujës

Lexo

Në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Vllaznisë, madje në startin e kampionatit ishte autor i një goli mjeshtror në transfertën e Laçit. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Kaina Nunes, i cili realisht në ndeshjet në vazhdim pati fare pak hapësira aktivizimi në formacionin kuqeblu.

Kjo e ka detyruar brazilianin të kërkonte një ekip tjetër ku mund të luante si titullar. Nga sa është bërë e ditur, për shërbimet e tij kanë sgaqur interes, Tërbuni i kategorisë së parë, por edhe Kastrioti i Krujës në Superiore. Madje, me këtë të fundit ka zhvilluar disa seanca stërvitore.

Ndërkohë, sot ka ardhur edhe vendimi zyrtar, kur në klubin kuqeblu ka mbërritur kërkesa zyrtare  nga ana e Kastriotit për të marrë dokumentacionin e sulmuesit brazilian

“KF Vllaznia bën të ditur se me kërkesë të KF Kastrioti, por edhe me dëshirën e vetë lojtarit, ka rënë dakord për ta huazuar futbollistin Kaina Nunes tek skuadra krutane deri në fund të sezonit 2021-2022. Ne shpresojmë që ai të ketë më shumë hapësira aktivizimi tek kjo skuadër, ndërkohë që në fund të sezonit do të rikthehet sërish në klubin tonë sepse kemi edhe një vit tjetër kontratë me të. Suksese Kaina në aventurën tënde të re!”, thuhet në njoftimin e KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img