Saturday, November 23, 2024

Ndahet nga jeta nbë moshën 75 vjeçare Fatos Gjyrezi. Shkodra humb ish administratorin e KF Vllaznia dhe intelektualin e njohur që drejtoi në sektorë të rëndësiëshëm shtetëror

Lexo

Familja Gjyrezi dhe në përgjithësi komuniteti shkodran dhe më gjërë ka humbur Fatos Gjyrezin, një emër të njohur që krahas kontributeve të tjera në sektorë të rëndësishëm lokal dhe shtetëror, ka kontribuar jo pak edhe në fushën e sportit.

Pjesë e një familje sportive, kur kemi parasysh të vëllain e tij, ish kampionin e basketbollit shkodran Asllan Gjyrezi, vetë Fatosi ka qënë shumë i lidhur me sportin. Në rininë e tij, falë edhe shtatlartësisë që dispononte, Fatosi ka luajtur basketboll, ndërkohë që me këtë sport u lidhë edhe mës shumë kur për disa vite me radhë ishte në krye të Shoqatës së Basketbollit Vllaznia.

Por, më së shumti, Fatos Gjyrezi, do të mbahet mend për vitet që kreu në detyrën e adminitratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia, (2012-2014) ku, duke qënë edhe një profesionist i vertetë në aspektin financiar dhe organizativ kontribuoi në drejtimin kompetent të këtij klubi, si në aspektin e kontatave individuale me futbollistët dhe stafin teknik, por edhe në palët e treta të bashkëpunimit me klubin kuqeblu.

Përpos anës profesionale, Fatos Gjyrezi spikaste edhe si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, jo vetëm me mbështetjen e tij aktive në mjediset sportive, por në shumë raste duke mbrojtur ngjyrat kuqeblu në padrejtësitë që i bëheshin me gjykimet duke reaguar ashpër edhe përmes mediave.

Kjo, sa i përket anës sportive, ndërkohë që në krahun tjetër, Fatos Gjyrezi, njihej për profilin e tij autoritar në detyrat e rëndësishme drejtuese në strukturat lokale dhe qëndrore. Mes të cilave, janë edhe postet e mbajtura si Prefekt i Qarkut Gjirokastër, Nënkryetar i Bashkisë Shkodër, apo edhe në sektorin e rëndësishëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nga sa bëhet e ditur, gjatë periudhës së fundit, ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, e cila, megjithë përkujdesjen maksimale të familjes së tij, i mori jetën në moshën 75 vjeçare.

Portali Veriu Sport, përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjyrezi për humbjen e njeriut të tyre afërm, si dhe komunitetit të sportit, për njeriun që kontribuoi me shumë përkushtim në mbrojtje të interesave të klubit kuqeblu, përfshirë edhe emrin e mirë që la në postet e ndryshme drejtuese që provoi gjatë jetës së tij.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img