Friday, May 17, 2024

Slloveni Slavko Vinçiç, bilbili i ndeshjes, Poloni-Shqipëri

Lexo

Nderkohe qe kuqezinjte tane te drejtuar nga braziliani Sylvinho vijojne pergatitjet për sfiden e se henes me Polonine, eshte mesuar edhe emri i arbitrit qe do gjykoje ndeshjen, Poloni-Shqiperi. Ai eshte slloveni Slavko Vinçiç, nje arbiter ky qe ka marre stemen e FIFA-s 13 vite me pare dhe ka drejtuar kombetaren tone ne vitin 2019 per sfiden eleminatore me Francen ne perurimin e stadiumit “Arena Kombetare”.

Nderkohe, ndihmes te tij do te jene Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi. Slloveni ka drejtuar 12 ndeshje ne Champions dhe 19 në Europa League, ndersa sezonin e kaluar arbitroi sfiden çerekfinale Chelsea-Porto, por kulmin e arriti ne finalen e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.

Vinçiç nuk eshte nje emer i panjohur. Nje kuriozitet qe lidhet me Vinçiç eshte se ne vitin 2020 u arrestua gabimisht nga policia me akuzat per prostitucion dhe trafik droge por shumë shpejt ai u lirua pasi behej fjale per nje person tjeter.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img