Saturday, November 23, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare mjeshtri i madh i shahut, Esat Duraku

Lexo

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare një nga emrat më të spikatur të sportit të shahut i cilësuar si një ndër themeluesit i këtij sporti në vendin tonë. Lajmin e bën të ditur një nga kolegët e tij të afërt, shahisti veteran shkodran Bernard Leka, përmes një statusi të publikuar mbrëmjen e së dielës në rrjetin social FB. “Me rastin e vdekjes të Z.ESAT DURAKU “Mjeshtër i Merituar Sporti” në shah, duke i përcjellë ngushëllime familjes dhe të afërme po nxjerrë disa foto të bëra me rastin e 80 vjetorit të tij ku kane marre pjesë figurat kryesore të shahut shqiptar. Këtë aktivitet e ka zhvilluar FSHSH para 5 vitesh. ESAT DURAKU do të kujtohet gjithmonë në rrethet shahistike shqipëtare për thjeshtësinë, dashamirësinë dhe aftësinë e përkryer në analizen e pozicioneve.”, shprehet veterani i shahut shkodran, Bernard Leka.

Esat Duraku, është shahisti kampion, i lauruar me titullin Mjeshtri i Merituar i Sportit dhe Mjeshtër i Madh i shahut shqiptar, intelektual i gjithanshëm dhe unikal, një person që i ka dhënë shumë sportit të katrorëve të vegjël, mes të cilave edhe përgatitjen e historikut të këtij sporti në vendin tonë, që është ndër më të vjetrit e të gjitha sporteve.

Esat Duraku, e ka nisur sportive si shahist në moshën 17 vjeçare, më 1952-shin shpallet kampion me të rinjtë. Më pas, vojnë 5 titujt kampion i Shqipërisë me Partizanin ne garat individuale me 1954/1955/1956/1958/1963. Duraku ishte pjesë edhe e kombëtares së Shqipërisë ku në 1958 ai do të ishte në Kampionatin Botëror të Studentëve në Varna dhe më pas dhe në dy Olimpiada Botërore si shahist më 1962 përsëri në Varna dhe më 1970 në Ziege.

Në vijim, pa u shkëputur nga pedagogjija e shkencave të natyrës, ai iu kushtua trajnimit të shahut, ku ka një kontribut shumë të madh si trajner i klasit të lartë, si te Partizani dhe te ekipi kombëtar i shahut ku ka kaluar nëpër doëe në vitet 70-të dhe 80-të, super yjet të shahut tonë si Muço, Seitaj, Vila, Adhami, Karkanaqe, Zadrima, Preza etj.

Veriu Sport i përcjell ngushëllimet e rastit familjes “Duraku” për humbjen e njeriut të tyre të afërm, si dhe Federatës Shqiptare të Shahut për humbjen e një prej figurave më të njohura të këtij sporti në vendin tonë.

Foto: Esat Duraku me kolegët e tij shahistë, Fatos Muço dhe Bernard Leka, si dhe presidentin e KOKSH, Viron Bezhani, dalë 5 vite më parë me rastin e 80-të vjetorit të lindjes së tij

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img