Saturday, July 27, 2024

Ndalet futbolli në Turqi-Presidenti i Ankaragucu Farik Koca godet gjyqtarin e ndeshjes, Meler

Lexo

Skena absurde dhe të dhunshme kanë ndodhur në Turqi: presidenti i Ankaragucu ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes pas barazimit përballë Rizespor në minutat shtesë të ndeshjes së Superligës turke. Pas fërshëllimës finale, Faruk Koca është futur në fushë dhe ka goditur me grusht arbitrin ndërkombëtar Meler, që pasi ka rënë në tokë është goditur edhe me shkelma nga ana e presidentit të klubit. Gjyqtari ka pësuar një traumë dhe presidenti është arresutuar. Ndërsa Federata turke ka ndërprerë për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Pas episodit arbitri është çuar në spital, por sipas burimeve që vijnë nga mediat turke është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa presidenti i Ankaragucu dhe dy bashkëpuntorë të tij janë arrestuar. “Nuk më punoi mirë truri, mu errën sytë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, ka deklaruar Faruk Koca.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img