Tifozët vendas hodhën një shishe në drejtim të Payet, i cili reagoi duke e kthyer përsëri tek tifozët: pushtim i fushës dhe të gjithë në dhomat e zhveshjes
Është një ndeshje që përpejtohet shumë nga ana e dy tifozërive, kjo dihet tashmë. Por askush nuk do të kishte parashikuar që ndeshja midis Nisës dhe Marsejës nuk mund të përfundonte për shkak të sjelljes së tifozëve vendas: në minutën e 72 -të gjyqtari vendosi të pezullojë ndeshjen për shkak të teprimeve në sjellje të tifozërisë të Nisës, të cilët gjatë një goditje këndi goditën lojtarin e Marsejës, Payet me shishe dhe objekte të tjera, i cili u përgjigj duke e hedhur shishen me dhunë në tribunë.
Ky moment ndezi akoma më shumë zemërimin e ultrasve që pushtuan menjëherë fushën, duke detyruar drejtuesit të pezullojë ndeshjen. Të paimagjinueshme skena të tilla, aq më tepër që tifozëria rikthehet pas një kohe të gjatë në shkallët e stadiumit. Një veprim që sigurisht do të kushtojë shumë për skuadrën pritëse në këtë rast.