Wednesday, November 27, 2024

Ndeshja e prapambetur, Kastrioti-Bylis, do të zhvillohet të mërkurën e 19 prillit, në “Elbasan Arena”

Lexo

Ndeshja e prapambetur, e kategorisë Superiore, Kastrioti-Bylis, e cila nuk u zhvillua pas akuzaze për presion ndaj arbitrit të ndeshjes, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, me datë 19 prill 2023. Ky është vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ndër të tjera bën të ditur se edhe të gjitha ndeshjet e tjera në vazhdim krutanët do t’i zhvillojnë po në këtë stadium, ndërkohë që sqaron gjithashtu se FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Të gjitha këto, FSHF, i përcjellë në deklaratën zyrtare të shpërndarë për mediat.

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img