Ndeshja me Partizanin, Plori: Ta harrojmë atë me Egnatian, jemi Vllaznia, kemi mundësi të fitojmë

Partizani dhe Vllaznia luajnë nesër në 17:45 në “Elbasan Arena”. Sfida vlen për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Elvis Plori, në konferencë për shtyp ka konfirmuar mungesën e Gurishtës, ndërsa kërkon fitoren ndaj një kundërshtari që e respekton.

“Kupa me Partizanin – Kemi pritur për këtë mundësi, një sfidë me ta është gjithmonë e rëndësishme. Shpresoj që lojtarët të japin më të mirën dhe të fitojmë, është një kompeticion me dy takime. Kërkojmë të jemi në finale, ndeshja është e fortë sepse edhe Partizani këtë do.

Pauza – Kemi pasur disa mungesa nga sfida me Egnatian. Stafi mjekësor ka bërë më të mirën dhe sot do konkretizohet grupi i lojtarëve.

Kupa është një tjetër lojë, ta harrojmë atë me Egnatian dhe humbjen. Lojtarët do jenë në tjetër marsh. Gurishta është i konfirmuar se mungon, megjithë përpjekjet mjekesore.

Latifin e kemi lojtarin më të mirë të skuadrës edhe me statistika. Forma e tij dhe angazhimi janë një ndihmë e madhe për ne.

Fatet e sezonit – Çdo javë që kalon, tanimë kuptohet se intensiteti i ndeshjeve ka specifika. Të përqëndrohemi te ndeshja e radhës. Besoj se edhe lojtarët që kanë pasur problem, do jenë gati për në fundjavë me Kastriotin.

Barazim – Kemi një emër të madh përballë, edhe ne jemi Vllaznia dhe hyjmë në fushë për maksimumin. Jemi të fortë dhe duam të marrim maksimumin”, tha Plori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu