Wednesday, November 27, 2024

Ndeshje e “çmendur” në Laç. Kurbinasit, mundin me përmbysje Teutën, 4-3

Lexo

Laçi-Teuta 4-3

(Shënues: Adeleke 22′, 72′, Babatunde 24′, Ujka 68′ / L. Vila 12′, Kallaku (P) 16′, Gruda 90)

Një ndeshje e “çmendur” mund të konsiderohet ajo e luajtur mesditën e sotme në stadiumin e qytetit të Laçit, ku skuadra vendase me të njëjtin emër mundi me përmbysje Teutën e Durrësit me rezultatin 4-3.

Minutat e para të takimit kanë qënë një befasi e plotë për tifozërinë kurbinase, kur kanë parë skuadrën e tyre në disavantazh të dy golave. Lorenzo Vila dhe Shefif Kallaku, ky i fundit me penallti shënojnë në portën kurbinase përkatësisht në minutat 12-të dhe 16-të duke kaluar Teutën në avantazh 0-2.

Vendasit nuk dorëzohen, dhe në Harkun kohor të 3-4 minutave shënojnë dy gola të shpejtë me autor, Adeleke fillimisht në m inutën e 22-të dhe më pas Babatunde në të 24-tën, barazojnë rezultatin në 2-2.

Pjesa e parë mbyllet në barazim, 2-2, ndërkohë që në të 68-tën minutë është goli i shënuar nga Ujka për vendasit që kalon në avantazh Laçin, 3-2. Katër minuta më pas, Laçi shënon edhe golin ne katërt me Adeleken, i cili regjistron dy golëshin e tij në këtë ndeshje.

Duket se këtu merr fund ndeshja, por goli i shkodranit Gruda për për Teutën në të 90-tën minutë, rihap takimin.

Katër minutat shtesë, durrsakët mundohen t’i shfrytëzojnë në maksimum, të paktën të shënojnë golin e barazimit. Por, nga ana tjetër, kurbinasit janë të vendosur që të mos lejojnë më prekjen e rrjetës së tyre duke bërë që vërshëllima e fundit e gjyqtarit kryesot, Kridens Meta të fiksojë rezultatin 4 me 3 në favor të Laçit.

Me këtë fitore, Laçi I drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani shkon në kuotën e 26 pikëve duke u barazuar përkohësisht me Erzenin dhe Egnatian, skuadra këto që i luajnë ndeshjet e tyre mbrëmjen e sotme në orën 19:00 kundër Vllaznisë dhe Partizanit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img