Kupa e Shqipërisë do luajë të mërkurë dhe të enjte katër ndeshjet e para për fazën e 1/8. Në fushë do zbresin tetë skuadra, që kërkojnë kalimin më tej. Të mërkurë (nesër) luhen ndeshjet mes Egnatias dhe Laçit si edhe Flamurtari – Vllaznia. Të dyja sfidat marrin jetë në 13:45.
Të enjte, Skënderbeu pret Teutën në 16:45, ndërsa sfida tjetër e grupit B mes Dinamos dhe Partizanit do luhet në 19:45 në “Air Albania”. E programuar më herët për në drekë, dueli luhet me prozhektorë.
Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8
E mërkurë, 26 janar 2022
13:45
Egnatia – Laçi
Flamurtari – Vllaznia
E enjte, 27 janar 2022
19:45 Dinamo – Partizani
16:45 Skënderbeu – Teuta