Saturday, April 27, 2024

Tragjedi në Kupën e Afrikës, 7 viktima të tifozëve në ndeshjen mes Kamerunit dhe Komoreve

Lexo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin afrika. Behet fjalë për një tragjedi që ka të bëjë me tifozët në ndeshjen mes Kamerunit dhe Kamoreve e vlefshme për 1/8 e Kupës së Afrikes. Dyndja e tyre për të ndjekur live këtë ndeshje në stadiumin “Olembe” me kapacitet prej 60 mijë personash, por që për shkak të kufizimit të masave për Covid-19 është ulur në 80 përqind të kapacitetit, ka shkaktuar një konfuzion të madh.

Mosorganizimi si duhet në futjen në stadium ka bërë që tifozët të shtyjnë njëri tjetrin, dhe si rezultat i shkeljes mes tyre janë penguar edhe nga kangjellat e stadiumit, ku shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimet që vijnë për ngjarjen në fjalë, mes të cilave edhe ajo e agjencisë “AP” bëjnë të ditur se përpos viktimave ka edhe 31të plagosur, gjë që mund të shtojnë edhe numrin e viktimave në vazhdim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img