Sunday, August 24, 2025

Në pritje të zyrtarizimit, Partizani zgjedh trajnerin e ri që u shpall kampion me Tiranën

Lexo

Me Dajën që ka vendosur të largohet nga “demat”, në shtëpinë e kuqe ka nisur puna për të gjetur zëvendësuesin ideal. Sigurisht që stoli i kuq është nga më prestigjiozët në elitë dhe të shumë janë ata që dëshirojnë të ulen por drejtuesit e klubit kanë vendosur të gjejnë një zgjidhje brenda familjes, të paktën deri në fund të sezonit.

Pas largimit të Ilir Dajës nga pankina, Dritan Mehmeti është përzgjedhur të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë si ndihmës i tij do të jetë pikërisht Xhafa, një nga trajnerët që së bashku me Egbonë nxorrën Tiranën kampion para dy sezonesh.

Njohës i mirë i lojtarëve në vend, por edhe i kampionatit shqiptar, Xhafa shihet si strategu i duhur për 16-herë kampionët e Shqipërisë. Duhet thënë që ende s’është zyrtare. Kujtojmë që Xhafa aktualisht drejtonte moshat e klubit të Dinamos, ndërsa në vazhdim do të bëhet pjesë e klubit të Partizanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img