Thursday, March 28, 2024

Tenisti ulqinak Rrezart Cungu, shpallet më i miri në Mal të Zi për vitin 2021

Lexo

Tenisi ulqinak ka triumfuar duke dominuar në kampionatin e Malit të Zi. Puna e mirë që bëhet në klubin e tenist të Ulqinit ka bërë të mundur në mbyllje të vitit sportistët nga Ulqini të jenë më të mirët. Të tillë janë dy tenistët e talentuar nga Ulqini, Skender katana dhe Rrezart Cungu, të cilët nën drejtimin e trajnerit Senad Tafa janë shpërblyer me trofetë e vitit në shtetin fqinjë të Malit të Zi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbajtur nga Federata  e tenisit të Malit të Zi është zhvilluar sot në Hotel Podgoricë ku janë shpërblyer garuesit më të mirë në vitin 2021.

Më i miri në renditjen ETA deri në 14 vjeç u shpall Skender Katana nga klubi (Bellevue). Ndërsa në konkurencen e senioreve më i miri u shpall  Rrezart Cungu i cili gjendet në poziten e 803-të  të ATP listes. Përveç tenistit më të mirë të vitit, Rrezart Cungu u shpall edhe seniori më i mirë i vitit në tenis.

“Së pari dëshiroj ti falenderohem Federatës së tenisit të Malit të Zi që më zgjodhi si tenistin më të mirë të Malit të Zi. Për mua kjo është një nderë dhe privilegj që të marr  këtë çmim. Mendoj se ky vit për mua ishte shumë I suksesshëm dhe shpreoj se viti I ardhshëm do të  jetë edhe më I mirë, e poashtu edhe të gjithë tenisiereve tjerë dhe sportistëve ju dëshiroj  shëndet dhe suksese në vitin e ardhshem”, u shpreh Rrezart  Cungu pas marrjes së çmimit të vitit.

Kujtojmë, që vetë trajneri Tafa,fitoi një trofe shumë të rëndësishëm pak ditë më parë në Shkodër, ku duke konkuruar në Turneun Ndërkombëtar “Shkodra Indoor, u shpall fitues për kategorinë e moshës plus 45 vjeç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img