Monday, May 13, 2024

Uzuni shpallet si “Lojtari i vitit” nga drejtuesit e klubeve në Hungari

Lexo

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, ka fituar një çmim shumë prestigjioz individual në Hungari. Vlerësimi i rrallë është bërë sipas presidentëve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës në Hungari të cilët kanë shpallur Uzunin si “Lojtarin e vitit”.

Ky trofe vjen pas një viti fantastik që 26-vjeçari ka pasur me ekipin e tij Ferencvarosh. Uzuni në gjysmën e parë të viti ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Ferencvarosh, i cili u shpall kampion në Hungari. Por dhe fillimi i sezonit të ri nuk lihet pas, ku në 15 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 7 herë.

Këto statistika ishin të mjaftueshme, që pjesa më e mirë e drejtuesve të klubeve hungareze, ta shpallnin atë si lojtarin më të mirë të vitit. Uzuni mori 4 vota, nga 12 të mundshme, duke lënë pas lojtarët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga radhët e Ferencvarosh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img