Sunday, September 8, 2024

Nesër, miqësorja Vllaznia-Laçi, ora 18:00 në “Loro Boriçi”. Turku, Burak Enes Yikici dhe Dritmir Beci, presin OK e dyshes Memelli-Plori!

Lexo

Vllaznia, do të luajë nesër një ndeshje miqësore duke pasur përballë Laçin e kategorisë Superiore. Përballja në fjalë, e cila do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 18:00, krahas testimit të skuadrës në përgjithësi ka për qëllim të vëzhgojë nga afër edhe lojtarët që janë për provë në radhët e Vllaznisë.

Me interes pritet testimi për futbollistin turk Burak Enes Yikici i cili është bashkuar me skuadrën në seancën e së hënës. Nga sa bëhet e ditur, përfshirja e këtij futbollisti që luan në rolin e mesfushorit në stërvitjen e Vllaznisë vjen si rezultat i bashkëpunimit që klubi Vllaznia ka nisur më herët me klubin turk Antalyaspor.

Por, përpos futbollistit turk, kjo miqësore mund të jetë një tjetër moment testimi për mbrojtësin shkodran, Dritmir Beci. Pas një përvoje me disa skuadra të kategorisë së parë, së fundmi ku sezonin e kaluar luajti për Skënderbeun, futbollisti që ka dalë nga Akademia Vllaznia, kërkon të bind drejtuesit kuqeblu për t’u rikthyer në shtëpi. Beci, i cili u aktivizua edhe në miqësoren me Buduçnostin, vazhdon të stërvitet prej rreth dy javësh në gjirin e skuadrës shkodrane, dhe tashmë pritet vendimi i dyshes Memelli-Plori, për të konfirmuar firmosjen e tij zyrtare me Vllazninë, apo jo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img