Saturday, July 27, 2024

Dinamo e Tiranës, zhvendoset në Durrës. “Dinamo Siti” me sponsor “Durres Yachts & Marina” në bashkëpunim me Akademinë e Mançester Siti-t me drejtor Igli Taren, është surpriza e radhës në futbollin shqiptar!

Lexo

Dinamo nis nje epok te re me rikthimin ne eliten e futbollit shqiptar. 18 here kampionet e vendit kane filluar nga puna per sezonin e ri dhe vijne me ndryshime rrenjesore si ne nivelin e drejtimit ashtu edhe ne ate te organizimit.

Klubi ka mar vendimin drastik per te ndryshuar thuajse gjithçka. Burime per  “Veriu Sport” raportojn se Dinamo do te ndryshoj emrin logon dhe menyren e menaxhimit te skuadres. “Dinamo Siti” do te jete emri i ri i bluve ndersa ndryshime do te pesoje edhe uniforma e ekipit. Ne vendin ku shkruhet sponsori kryesor, do te jete “Durres Yachts & Marina” kjo pasi iniciatoret qe kan ndermare kete projekt jane po ata qe kan mar persiper projektin e qytetit te Durresit.

Pas ketyre ndryshimeve Ardian Bardhi nuk do te jete me investitori i vetem i bluve por do ti bashkohen edhe biznesmen te tjere. Bardhi pati nje takim me kryeministrin Edi Rama i cili i ka dhene mbeshtetjen e tij per kete projekt.

Ajo çka e ben edhe me interesante gjithe kete iniciativ eshte se Dinamo nuk do te jete me ekip i qytetit te Tiranes por do te zhvendoset ne Durres aty ku do ti dhurohen 70 mije metra toke nga qeveria ne te cilen do te ndertohet qendra stervitore.

“Dinamo Siti” do te jete ne bashkepunim edhe me akademine e Mançester Siti-t, teksa para pak muajsh u nenshkrua mareveshja me qeverine shqiptare. Igli Tare do te kete nje rol te rendesishem ne kete organizim teksa do te ndihmoj ne ndertimin e nje klubi modern duke zbuluar keshtu arsyen e vertet te vizites se tij ne miqesoren ndaj Skenderbeut.

E ardhmja duket mjafte premtuese dhe revolucionare per Dinamon e cila ndryshon gjithçka duke i dhene keshtu startin nje epoke te re ne tentative per te rikthyer lavdine e dikurshme ne klub.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img