Tuesday, May 14, 2024

Conference League- turin e dytë eliminator. Fitore pa shkëlqim, por shumë e rëndësishme për të kuqtë. Partizani mund të transfertë, Atletik Eskaldes falë gafës së portjerit vendas

Lexo

Atletik Eskaldes-Partizani 0-1 (Shënues: Mba 53’)

Atl.Eskaldes:Gracia,Aguero,Sgro,Morales,Rodriguez,Buharma,Ferrer,Paez,Rabaso,Piloto,Gomez Tranjer: Daniel Tenedor

Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Koçijan,Atanaskoski,Murataj(Gueje 46),Mehmeti(Taipi 65),Rrapaj(Bilali 65),Grezda(Da Silva 46),Mba,Cara(Mensah 89) Tranjer: Zoran Zekiç

Gjyqtar:Robert Jenkins,Daniel Beket,Harri Hendriks,David Xhons(Uells)  Delegat:Milan Jankoviç(Bosnje-Hercegovine) Vezhgues:Jens Larsen(Danimarke)

Partizani gjen fitoren e pare europiane pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadren e Atletico D’Escaldes ne Andorra ne sfiden e vlefshme per turin e dyte eliminator te Conference League.

Te kuqte e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç dominuan gjate gjithe 90-minuteshit ne Andorre megjithate nuk shenuan dot me shume se nje gol per pasaktesi ne finalizim por edhe forme te mire te portierit kundershtar.

Golin e vetem te takimit e shenoi Christian Mba qe ne minuten e 53-te perfitoi nga nje gabim i portierit kundershtar dhe dergoi topin ne rrjete. Me kete rezultat Partizani hedh nje hap drejt kualifikimit per ne turin e trete eliminator te Conference League.

Partizani e nis mire ndeshjen dhe fillimisht Grezda dhe Cara godasin drejt portes kundershtare por pa rrezikuar serjozisht.

Pak minuta me vone eshte Lopez i cili kroson rrezikshem ne zonen e Partizanit por mbrojtja e miqeve largon rrezikun qe i kanosej Qirkos. Me pas eshte radha e Tedi Cares qe kthen ne tabel qitje porten vendase por pa ja arritur qellimit final gjetjen e golit.

Me pas vendasit Andorrian me Aguero tentojn rrezikshem dy here por Koçijan dhe portieri Qirko jan ne vendin e duhur duke larguar rrezikun. Pjesa e pare mbyllet pa gola por me nje loje te balancuar.

Pjesa e dyte nis aty ku mbaroj dhe e para dhe qe ne zbritjen e pare te Partizanit ne kete pjese vjen dhe goli i vetem i gjithe takimit. Pikerisht nje top i kthyer mbrapa tek portieri vendas fillimisht zoterohet nga ai por me pas gafa e tij kthehet ne asist per Mba qe thjesht zgjat kemben duke e cuar topin ne rrjete 0-1 per Partizanin. Pas golit gjithcka duket se eshte nen ritem per vendasit dhe eshte Gueje i cili gjuan me koke por topi perfundon ngjitur me shtyllen. Me pas eshte Mba i cili asiston per Da Silven me kete te fundit qe con topin permbi tra. Ndeshja bie ne qetesi me disa ngacmime ne portat respektive por me rezultatin qe nuk ndryshon deri ne fund. Partizani fiton minimalisht 0-1 ne Andorre me ndeshjen e kthimit qe ne favor te tyre do te luajn per dy rezultate.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img