Nesër, Superkupa e Italisë. Risitë e eventit në Riad, mbi 30 kamera në stadium, si dhe dron për regjistrimin e rasteve më të mira në fushë dhe jashtë saj në kohë reale!

Në “King Fahd International Stadium” të Riadit do të luhet nesër Superkupa Italisë e cila për herë të 12-të në historinë e trofeut do të kurorëzojë fituesen jashtë vendit fqinj.

Mediat italiane kanë zbluar sot se ky takim do të ndiqet në 165 shtete të globit. Dueli do të jetë i veçantë pasi në stadium lojtarët do të luajnë mes mbi 30 kamerash. Oragnizatorët kanë menduar që të fusin edhe një dron, i cili pritet të rregjistrojë momentet më të mira në fushë dhe jashtë saj në kohë reale.

Sa i përket spektatorëve mësohet se organizatorët zbulojnë se stadiumi do të mbuhset plot pasi interesi është i lartë. Për arsye sigurie vetëm 10% e kapacitetit të impiantit do të lihet i lirë. Nga Italia kanë udhëtuar 300 tifozë, të cilët kanë mundur të blejnë bileta në sektorë të preferuar pa u ndikuar nga ndarja e vendeve në bazë të skuadrës.

Në stadium kanë konfirmuar pjesëmarrjen ish-lojtarë si Francesco Totti, Marco Materazzi, Christian Vieri, Ciro Ferrara, Franco Baresi, Daniele Massaro, Walter Zenga, Fabio Galante, Ivan Ramiro Cordoba, Demetrio Albertini dhe Luigi Di Biagio.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu