Superiore U-21 – Java e 14, Vllaznia barazon në shtëpi me Teuten, Laçi shpartallon Dinamon në transfertë 0-5 dhe vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore për 21 vjeçarët luajti sot ndeshjet e javës së 14-të. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani priti në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin durrsak, Teuta. Përballje kjo, që pas hapit të gabuar të javës së kaluar duke barazuar në shtëpi me rivalin direkt Laçi, pritej të rikuperohej në duelin me Teuten. Por, megjithë dëshirën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të marrë tre pikëshin e nevojshëm, kuqeblutë nuk arritën më shumë se sa barazimi pa gola 0 me 0.  Një barazim ky që i kushton rëndë Vllaznisë U-21, e cila tashmë spostohet edhe më shumë nga kreu. Nëse pas javës së kaluar ishte 3 pikë më larg se sa Laçi kryesues, pas këtij barazimi me durrsakët në shtëpi, diferenca  me kreun thellohet edhe më shumë duke mbetur 5 pikë larg laçjanëve. Laçi tashmë kryeson me 32 pikë, pasi në javën e 13-të shpartalloi Dinamon në transfertë duke e mundur me rezultatin e thellë 0 me 5. Në fitoren laçjane, heroi i ndeshjes ishte Prenga, i cili tundi plot 4 herë rrjetën e portës dinamovite, përkatësisht në minutat 5 ‘ me penallti, 43’, 51’, 53’, ndërsa goli i pestë ka për autor Selmanin në minutën e 73-të.

Takimi tjetër i kësaj jave ishte Apolonia-Kukësi, sfidë kjo e mbyllur me rezultatin 2 me 1, ku autorë të golave ishin Andoni dhe Mërkuri për fierakët në minutat 41. 74’, ndërsa për kukësianët golin e përkohshëm të barazimit e shënoi Gjoni në minutën e 38-të.

Ballshiotët e Bylisit mundin thellësisht me rezultain 1 me 5 Tiranën brenda në kryeqytet duke përforcuar vendin e dytë në renditje me 30 pikë. Për miqtë autorë të golave ishin Spahiu 33’ dhe 39’, Emini 53’, Ruci 60’, Alimani 83’, ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Malo në minutën e 51’të.

Kastrioti mundi Akademinë e Futbollit me rezultatin 3 me 1. Për krutanët golat u shënuan 2 nga Xheka  në minutat 22’ dhe 49’, si dhe Zeneli në të 81-ten. Ndërsa, çifti i fundit i javës së 13-të të Superiores U-21, Football Republic-Shënkolli u mbyll në barazim pa gola, 0 me 0.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -