Vllaznia dhe Skënderbeu përballen nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Si zakonisht, një ditë përpara, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç ka dalë në konferencë për shtyp. Në komunikimin me gazetarët shkodranë, ka folur me konsideratë për kundërshtarin duke vënë në diuke se ka edhe disa lojtarë interesant. Në vijim, ka folur edhe për mungesat në skuadër, zëvenësimin e tyre dhe besimin në fitore. Ndërkohë, i është rikthyer përsëri komenteve të homologut Daja pas humbjes së pësuar në Shkodër duke theksuar se kërkon të justifikojë humbjen në Shkodër.
“Ne jemi profesionistë dhe mendoj se është e nevojshme që të jemi lart me paraqitjen. Duhet të vazhdojmë trendin e rezultateve dhe të përqëndrohemi në gjërat thelbësore. Mendoj se ekipi ka vetbesim. E kam thënë gjithmonë se nuk kemi vetëm 11 lojtarë. Kemi disa lojtarë që janë gati dhe duan rastin për të marrë shansin për nesër. Janë gati për të treguar veten dhe të tregojnë se janë të rëndësishëm në ekip.
Kundërshtari ynë në këtë ndeshje nuk duhet parë nga renditja që është poshtë. Për mua është një ekip interesant, me disa lojtarë që vlejnë. Kanë bërë ndeshje të mira. Dimë sesi të përballemi me këto lloj skuadrash. Duam që nesër të shkaktojmë humbjen e tyre. Të përballemi me ta me përqëndrim dhe të tregojmë sa vlejnë.
Sa i përket luftës për kreun e tabelës së klasifikimit, qëllimi ynë është të mbyllim zonën me ekipet që janë para. Nesër është betejë e re, sepse në të shkuarën nuk e kemi bërë këtë, afrimin me vendet sipër. Nuk mund ta nënvlerësojmë Skënderbeun.
Në fund, ka edhe një koment të fundit në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Ilir Daja të pas ndeshjes me Partizanin që ka akuzuar për fshehjen e topave, e kuptoj pak që është pak nevrik pas ndeshjes. Janë justifikime të ulëta, të përqëndrohet te ekipi i tij dhe unë te imi”, tha Brdariç”, tha tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp dhënë në pragndeshjen, Vllaznia-Skënderbeu.