Thursday, March 28, 2024

Nevil Dede: “Burreli nuk na vendosi shumë në vështirësi dhe kjo ndikoj dhe te rezultati”

Lexo

Blutë e Dedes morën 3 pikë duke mposhtur me shifrat 5-0 Burrelin në “Selman Stërmasi”. Një lojë e dominuar totalisht nga dinamovitët që qartazi tregohet në rezultat.

Burreli nuk arriti të vendoste në vështirësi për asnjë moment blutë e kryeqytetit. Trajneri Nevil Dede është shprehur i lumtur për lojën e ekipit.

Nevil Dede për Over Sport: 

Ndeshja?  E patëm gjithë ndeshjen në kontroll dhe u munduam të shënonim shpejt, skuadra u përgjigj dhe ishte një ditë e mirë, ato nuk na vunë në vështirësi dhe e menaxhuam takimin me qetësi. Krijuam shumë raste dhe ne realizuam e më pas vijuam të kontrollonim lojën. Burreli nuk na vendosi shumë në vështirësi dhe kjo ndikoj dhe te rezultati.

Rivali? Është e vërtetë dhë janë disa ekipe që kanë histori më të madhe. Kemi shumë së fundmi Skënderbeu dhe të tjerë si Lushnja. Në do qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do të tregojmë forcën tonë.

Loja? Jam shumë i kënaqur me këtë lojë që po zhvillojmë dhe të tregojmë të vërtetën në fushë vetëm me rezulatate do jemi në fokus dhe të përqëndruar.

Kategoria? Është një kategori që nuk është ë lehtë të fitosh jashtë. Do bëjmë punën tonë dhe do t’i marrim ndeshjet me radhë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img