Antonio Marku do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Besëlidhjes edhe për sezonin e ardhshëm.

Marku, la Superligën e Kosovës dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së klubit lezhjan për t’iu Besëlidhjes në merkaton e janarit duke kontribuar në ngritjen e skuadrës në kategorinë e parë.
Pavarësisht se kontrata e mbrojtësit 34-vjeçar përfundonte këtë qershor palët kanë arritur marrëveshjen për rinovim.
Sipas akordit të arritur, Marku ka zgjatur bashkëpunimin me klubin edhe për një tjetër sezon duke e çuar qëndrimin e tij në Lezhë deri në verën e vitit 2027.
Mbrojtësi me përvojë të gjatë në futbollin shqiptar dhe rajonal mbetet një element i rëndësishëm për skuadrën si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë të eksperiencës në fushën e lojës.
Gjatë karrierës së tij Antonio Marku ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura duke përfshirë skuadra si: Vllaznia, Dinamo, Laçi, Kukësi, Teuta, si dhe ekipe jashtë Shqipërisë, kryesisht në futbollin kosovar, si Drenica,Vëllaznimi, Suhareka, Prizreni dhe Ferizaj.
Me këtë rinovim Besëlidhja synon të ruaj stabilitetin në repartin e mbrojtjes dhe të mbështetet te eksperienca e lojtarit për objektivat e sezonit të ri.
Fatos LAMAJ


