Dy ndeshje të Kategorisë së Parë do të zhvillohen jashtë stadiumeve të skuadrave pritëse.
Bëhet fjalë për përballjet Flamurtari-Sopoti dhe Kastrioti–Oriku të cilat do të luhen përkatësisht në Orikum dhe në Tiranë.
Flamurtari do ta pres Sopotin në Orikum duke u zhvendosur nga stadiumi i tij në Vlorë.
Kuqezinjtë do të figurojnë si skuadër vendase, por këtë herë do të duhet ta kërkojnë fitoren në një tjetër fushë.
Përballë do të kenë skuadrën librazhdjote, në një takim ku të dyja ekipet do të synojnë të marrin maksimumin.
Zhvendosja në Orikum i jep një tjetër veçori kësaj sfide teksa Flamurtarit do t’i duhet të përshtatet me fushën ku do të pres kundërshtarin ndërsa për Sopotin kjo përballje mbetet një mundësi për të siguruar pikë të vlefshme për ecurinë në kampionat.
Ndërkohë Kastrioti do të përballet me Orikun në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Skuadra krutane do ta luajë kështu në një stadium modern takimin ku është përcaktuar si pritëseme kryeqytetin që do të mirëpresë duelin mes këtyre dy ekipeve.
Kastrioti do të kërkojë ta kalojë me sukses këtë përballje ndërsa Oriku do të synojë të dalë me rezultat pozitiv nga stadiumi kryeqytetas.
Fusha asnjanëse i shton interesin një ndeshje ku rëndësi do të ketë mënyra se si skuadrat do t’i shfrytëzojnë mundësitë gjatë lojës.
Orikumi dhe Tirana do të jenë pra dy qytetet pritëse të këtyre përballjeve ku ndryshon vendi ku luhet por objektivi mbetet i njëjtë tre pikët!
Fatos LAMAJ


