Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto dhe që transmetohen në RTSH. Një sportiste 25-vjeçare me origjinë franceze, pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, ishte viktimë e një sulmi seksual natën mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit.
Autori i këtij sulmi, sipas Ansa, dyshohet të jetë një futbollist maroken, i cili mësohet se është kthyer në vendin e tij, ku është ndaluar. Sipas fakteve të mbledhura, sportistja franceze është përleshur me agresorin e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga personeli në bord. Aty kanë ndërhyrë mjekët e 118 dhe policia. Vajza ka shkuar në spital dhe duket se nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ka nisur një hetim. Dhuna ka ndodhur në një nga strukturat e fshatit olimpik (një anije) të Lojërave Mesdhetare, që kanë nisur më 21 gusht në Taranto. Tani pritet të mësohet më qartë se çfarë ka ndodhur, pasi të shihen imazhet e kapura nga telekamerat në anije.


