Ilir Meta-President i Republikes së Shqipërisë
Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.
Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.
Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.
Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!
I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!
U prehtë në paqe!
Voltana Ademi-Kryetare e Bashkisë Shkodër
Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!
Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.
E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.
Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.
Pushofsh në paqe Profesor Vili!
Do të na mungosh!
Majlinda Angoni-Prefekte e Shkodrës
I trishtë lajmi për vdekjen e legjendës së atletikës së Shqipërisë ” Mjeshtër i Madh”, Vildan Tufi. Prof.Vilin do ta kujtojmë si një njeri i madh, një jetë shkrirë në sport, besnik i pasionit të tij deri në frymën e fundit, fitues i të gjithë betejave, frymëzim për shumë breza sportistësh të Shqipërisë dhe ikonë e atletikës.
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një vlerë e çmuar për brezat e ardhshëm në sportin e atletikës. Sot sportistët e Vllaznisë dhe të gjithë Shqipërisë janë në zi. Ngushëllime të sinqerta familjes Tufi dhe gjithë të afërmve dhe miqve të tij. Ngushëllime Shkodër!
Brisela Truma Kadija-Kryetare e Këshillit Bashkiak Shkodër
Një tjetër figurë e shquar e Shkodrës, dhe jo vetëm, sot është ndarë nga jeta. Sportisti ,trajneri e pedagogu Vildan Tufi nuk është më. Këshilli Bashkiak i Shkodrës i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit të sportistëve, veçanërisht atletëve, për këtë humbje të madhe. Vildan Tufi gjithë jetën kontriboi maksimalisht për sportin në përgjithësi dhe atletikën në veçanti, tek Vllaznia dhe ekipi kombëtar.
Sportistë rekordmenë atletike në Shqipëri dhe jashtë saj, me vite kanë patur udhëheqës e tranjer Vildan Tufin, puna e të cilit ka qenë me rezultate të prekshme.
Kontribut të madh profesor Vildani dha dhe në përgatitjen e mësuesve të edukimit fizik si pedagog e drejtues në degën përkatëse në Universitetin e Shkodrës, që në fillimin e funksionimit të tij. Prof. Vildani ka një vend të nderuar në sportin shkodran e kombëtar. Vdekja e tij është humbje jo vetëm për familjen, miqtë e shokët për Shkodrën dhe sportin shqiptar.
Të qofte dheu i lehtë mjeshtër. Me punën tënde ke siguruar pavdeksinë.
Do kujtohesh gjithmonë !
Viron Bezhani-President i KOKSH
Kjo e dielë solli lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të profesor Vildan Tufit, një prej trajnerëve më të shquar të sportit shqiptar dhe veçanërisht atij të atletikës, një ikonë e këtij sporti. Ai ia ka dedikuar të gjithë jetën e tij sportit të “mbretëreshës” dhe falë përkushtimit të tij janë të shumtë kampionët e atletikës që janë stërvitur prej tij. Madje shumë prej tyre janë rekordmenë e medalistë. Një njeri që asnjëherë nuk iu nda pistës së atletikës, ku prej punës së tij u formuan mjaft atletë, që sot nuk do të kenë më pranë trajnerin dhe mësuesin e tyre. Ndaj, ndarja e parakohshme nga jeta e Vilda Tufit është një lajm i trishtë për të gjithë atletikën dhe sportin shqiptar. Vildan Tufi me të drejtë konsiderohet si një legjendë e atletikës shqiptare, një njeri që lë një boshllëk të madh me largimin e tij, pasi përvoja e tij ishte një thesar i çmuar për atletikën shqiptare. Si president i KOKSH ndjej një keqardhje të madhe për këtë lamtumirë të profesor Vildan Tufit, mikut tim, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes.
Gjergj Ruli-President i Federates Shqiptare të Atletikes
Atletika sot eshte ne Zi! Nje nga kaloresit e saj Mjeshteri i madh i Punes, njeriu qe dhuroj shprese tek Rinia Shkodrane dhe te ajo kombetare sot mbylli syte nga nje semundje tej e lodheshme. Vepra dhe kujtesa ne Sportin Shqiptar do te mbetet ne Arkivat e çdo sportdashesi. Ai që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tona, ai do të jetë gjithmonë i qeshur dhe plot jetë në kujtesën tonë. Perulem me dhimbje per para nje kollosit si Vildan Tufi.
U prefte ne paqe Mjeshtri i Madh, GJERGJ RULI !
Ferdinand Canaj-ZV.President I FSHA
Lamtumirë profesor Vildan Tufi!
U prehsh ne paqe