Ka nisur në këto momente, sfida e dytë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Erzeni. Takimin e parë të luajtur dy javë më herët në transfertë, Vllaznia e ka humbur me rezultatin 2 me 1. Është kjo arsyeja që tekniku kuqeblu, Qatip Osmani e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje duke hedhur në fushë formacionin më të mirë të skuadrës kuqeblu.
VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Malaj, Balaj, Gruda. Trajner: Qatip Osmani
Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri shijakas, i rikthyer në pankinë pas largimit të Skerdi Bejzades, shikohet se ka bërë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjet e mëparshme kur drejtonte Bejzade.
ERZENI: Hasanbelli, Dakaj, Kacbufi, Atanda, Alba, Migone, Kadriu, Kahrimanoviç, Maliqi, Asani, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi
Dueli sotëm që sapo ka filluar në stadiumin “Loro Boriçi” është i fundit për turin çerekfinal, kur më herët, Egnatia, Kukësi dhe Tirana, kanë marrë “bileten” kualifikuese për në gjysëmfinale. Një gjë të tillë e kërkojnë edhe dy skuadrat që po përballen në Shkodër. Kush do të jetë skuadra e katërt gjysëmfinaliste e Kupës së Shqipërisë duhet pritur përfundimi i 90-të minutave të kohës së rregullt, apo pse jo edhe shumë, koha shtesë, apo edhe penalltitë që u nevojiten edhe dy sfidat e mëparshme, Partizani-Kukësi dhe Tirana-Teuta.
Sfida në fjalë po gjykohet nga arbitri tiranas, Orlando Kuka, i cili do të ketë për ndihmës në dy krahët anësorë dy bashkëqytetarët e tij, Mario Shazivari dhe Alfred Shkreta. Në VAR dhe AVAR, janë Florian Lata nga Durrësi dhe Dorjan Maletaj nga Tropoja.