Wednesday, December 11, 2024

Vllaznia në gjysëmfinalen e Kupës pas 120 minutash lojë, “shpërthen” në shtesa ndaj Erzenit

Lexo

Vllaznia 6-1 Erzeni (Mala 13′, Balaj 45′, 108′, Gomes 98′, 114′, 120′ / Stojanovic 63’ag)

Vllaznia ka prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Erzenin të cilët kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë, por sonte në “ Loro Boriçi”, shkodranët triumfuan 6-1.

Në minutën e 13-të, Esat Mala mori një top të bukur nga krahët, e nga fare pranë portës ia doli të zhbllokojë takimin. Në minutën e 38-të, Atanda “tradhtoi” ekipin nga Shijaku, teksa pas një ndërhyrje ndaj Grudës, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Në superioritet numerik, ekipi i Osmanit gjeti edhe golin e dytë me anë të Bekim Balaj.

Në të dytën, Erzeni ia doli të barazojë, falë një autogoli të Stojanovic, ndonëse në inferioritet numerik. 2-1 për Vllazninë dhe ndeshja shkoi në shtesa, për shkak se miqtë kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë. Festa te Vllaznia u ndez në minutën e 97-të, atëherë kur me kokë u koordinua më mënyrë perfekte Bruno Gomes. Në të 106-tën, Bekim Balaj “vulosi” një herë e mirë kualifikimin e Vllaznisë për në gjysmëfinale. Në fund, pati kohë edhe për dy gola të tjerë të Gomes i cili vulosi shifrat në 6-1 për Vllazninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img