Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj, që i marrin 15 skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë-Lushnjë-Elbasan-Vlorë-Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.
Aktiviteti në fjalë organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Sportit, Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit, Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkine Tirane, Bashkine Elbasan, Bashkine Vlore, Bashkine Permet, Bashkine Fier.
Ne kete eveniment ciklistik nderkombetar konkurojnë edhe ekipe nga Europa dhe Ballkani. Ky eveniment eshte pjese e kalendarit Nderkombetar te Ciklizmit UCI per here te peste e cila eshte dhe pjese e pikeve kualifikuese per ne Lojrat Olimpike “Paris 2024”.
Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit. Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.
Ndërkohë që organizatorët falenderojme Kompanite Kastrati Group, Uji Selita, AlbSig dhe Kompanine Skoda per ndihmesen e tyre per realizimin me sukses te ketij aktiviteti me permasa Nderkombetare.
Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.
Pjesë e rëndësishme e këtij rrethi çiklisti është edhe ekipi i Vllaznisë, i cili falë punës këmbëngulëse të trajnerit Leonat Kola, rikthet pas disa viteve pauze me një grup çiklistësh të rinj të talentuar. Lajmi për pjesëmarrjen e çiklistëve shkodranë në turin çiklistik ndërkombëtar e paralajmëroi pak ditë më parë vete Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku në përfundim të Kupës “Agim Tafili” ku Vllaznia u shpall fituese për kategorinë e të rinjëve.
Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë:
Etapa e parë – Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km
Etapa e dytë – Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km
Etapa e 3-të – Elbasan – Vlorë 143 km
Etapa e 4-t – Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km
Etapa e 5-të – Përmet – Fier 123 km
Totali: 754 km