Edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, renditja e Abissnet Superiore

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore. Renditja për 4 vendet e para nuk ndryshon, njëjtë si 4 vendet nga fundit, ndërsa rrotacion mes tyre bëjnë Laçi dhe Teuta.

Egnatia pas fitores 3-2 ndaj Erzenit ia ka dalë të sigurojë matematikisht edhe Europën. Një arritje historike për rrogozhinasit, të cilët këtë sezon kanë bërë një kampionat shumë të mirë. Pas këtij triumfi skuadra e Edlir Tetovës mban vendin e 3-të me 52 pikë. Vllaznia që e njek nga pas humbi në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit.

Të kuqtë triumfuan me shifrat 2-1. Pas këtyre 3 pikëve djemtë e Colellës shkojnë në kuotën e 61- pikëve, teksa kuqeblutë e Goce Sedlovskit mbetet në kuotën e 46 pikë.

Me 1 pikë i ndjek  Teuta, e cila siguroi matematikisht mbijetesën, ndërsa “kërcënon” Vllazninë për vendin e 4-të. Djemtë e Detit fituan 1-0 ndaj Kastriotit të vendit të fundit.

Tirana vazhdon të kryesojë me 2 pikë më shumë se Partizanit, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Laçit. Bardheblutë triumfuan 3-1 ndaj kurbinasve. Skuadra e Stavri Nicës mbetet në vendin e 6-të me 44 pikë.

Renditja në 4 vendet e fundit nuk ndryshon. Kukësi pas barazimit me Bylisin mban vendin  e 7-të me 41 pikë, ndërsa Erzeni me 2 pikë më pak ndodhet në vendin e 8-të. Skuadra e Naxhi Shensoit ka grumbulluar 37 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 35 pikë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -