Thursday, April 25, 2024

Seria A-Java e 36-të/Napoli mund Interin 3-1

Lexo

Zikaltërit me 10 lojtarë që nga minuta e 41-të, u mposhtën 3-1 nga kampionët e rinj të Italisë

Skuadra kampione e Italisë, Napoli, është rikthyer në rrugën e fitores pas nokautit të papritur në Monza duke mposhtur Interin 3-1 në javën e 36-të të Serisë A. Sfidë spektakolare mes të kaltërve dhe të besuarve të Inzaghit, që mbetën në dhjetë nga minuta e 41-të(Gagliardini me dy kartona të verdhë), me Anguissa që hapi ndeshjen në pjesën e dytë (67′) dhe golin e Lukakut (82′) që barazoi rezultatin. Një 1-1, i cili gjithsesi zgjati shumë pak, me Di Lorenzon që riktheu avantazhin për të zotët e shtëpisë në minutën e 85-të, i cili hapi rrugën drejt suksesit, i vulosur më pas me golin e Gaetanos në kohën shtesë.

“Ka keqardhje të madhe sepse kemi kaluar një pjesë të parë të mire.  Për fat të keq bëmë naivitet në rastin e përjashtimit, paguam shtrenjtë. Nuk kam për çfarë t’i qortoj djemtë. Sigurisht që është një humbje që na ngadalëson,  por luajtëm në dhjetë ndaj kampionëve të Italisë”. Kështu e analizon Simone Inzaghi humbjen e Interit në Maradona ndaj Napolit.

“Ka pak zhgënjim, kemi ardhur nga tetë fitoreve. Naivitetin e kemi paguar shtrenjtë. Kur barazoni në minutën e 82-të, padyshim që 2-1 me eurogolin e Di Lorenzos nuk shkon – tha sërish pas ndeshjes me Dazn – Duhet ta sillnim barazimin në shtëpi, do të ishte një pikë shumë e rëndësishme”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img