Monday, December 23, 2024

Një shqiptar në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Kristian Asllani, nuk ia doli me Interin e tij të ndalë Mançester Sitin të shpallet kampion i Europës

Lexo

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve e luajtur mbrëmjen e së shtunës në stadiumi “Ataturk” të Stambollit kishte një të veçantë. Pjesë e skuadrës italiane të Interit ishte edhe Kristian Asllani, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

Në fakt, kolegët e tij po përgatiten në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare të Kualifikueseve të Europianit 2024, fillimisht ndaj Moldavisë dhe më pas ndaj Ishujve Faroe, por impenjimet me skudrën italiane për finale e Ligës së Kampioneve kanë bërë që ai të mos jetë i pranishëm.

Finalja u fitua nga Mançester Siti me rezultatin 1 me 0 duke u shpallur kampion Europe, ndërkohë që Interi u mjaftua vetëm me me vendin e dytë dhe medaljet e argjendta.

Tashmë, me medaljen e nënkampionit si dhe me risinë, si i pari dhe i vetmi që  një futbollist i kombëtares shqiptare, Kristian Asllani do të udhëtojë menjeherë drejt Shqipërisë, ku të hënën pritet të jetë në Tiranë nën urdhrat e brazilianit Sylvinjo për ditët përgatitore të kuqezinjëve tanë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img