Saturday, July 27, 2024

Kombëtarja e Futsall / Miqësoret me Malin e Zi, trajneri Resuli shpall listën me emrat e lojtarëve të ftuar. Asnjë lojtar nga Vllaznia!

Lexo

Trajneri i Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli ka shpallur listën me emrat e 14 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e qershorit ndaj Malit të Zi. Tekniku ka përzgjedhur disa lojtarë të rinj me qëllimin për të rinovuar skuadrën gradualisht, ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë që përbëjnë bërthamën e grupit.

Në listë bie në sy edhe prezenca e Flamur Tahirit, i cili la kombëtaren e Suedisë, për t’u bërë pjesë e Shqipërisë pak kohë më parë dhe do të bëjë debutimin e tij më në fund me fanellën kuqezi. Ndërkohë, sa i përket Vllaznisë, e cila në sezonin që lamë pas bëri një figurë të mirë sportive në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë, nuk figuron asnë lojtar kuqeblu në listën e trajnerit Resuli.

Skuadra do të nisë grumbullimin këtë të dielë dhe pasi të udhëtojë drejt Nikshqit, dhe pasi të akomodohet në hotel do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore. Edhe të hënën Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore, ndërsa të martën e 13 qershorit do të luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi, me sfidën që nis në ora 18:00.

Të mërkurën e 14 qershorit do të luhet edhe miqësorja e dytë, duke filluar në ora 16:00 po në Nikshiq. Ky grumbullim katër-ditor do të jetë shumë i rëndësishëm për stafin teknik e Kombëtares, që po punon prej kohësh për zbulimin e lojtarëve të rinj për të rinovuar skuadrën para impenjimeve të ardhshme në kompeticione zyrtare.

Disa prej lojtarëve që do të ftohen për këto dy miqësore do të jenë të rinj dhe kjo është një mundësi për të përgatitur skuadrën për të ardhmen dhe për të integruar lojtarët e rinj gradualisht me ekipin.

Ndërkaq, po diskutohet për të zhvilluar edhe miqësore të tjera në muajt në vazhdim, por edhe për të marrë pjesë edhe në turne të tjerë ndërkombëtarë, që pritet të konfirmohen në javët në vazhdim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img