Tuesday, November 26, 2024

Një tifoz special në ndeshjen, Çelsi-Vllaznia. Ferdinand Jaku, Presidenti i Juban Danjes, themeluesi i futbollit të femrave në Shqipëri

Lexo

Pas pak, në orën 20:00 me orën angleze dhe 21:00 me orën shqiptare, nis në stadiumin “Kingsmeadow” të Londrës, sfida e futbollit femra, Çelsi-Vllaznia, takim ky i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.

Atmosfera në stadiumin londinez është mjaft entuziaste, falë një numri të madh tifozësh shqiptarë që kanë mbushur shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit kuqeblu të Vllaznisë.

Mes tyre, spikat një tifoz special që ka udhëtuar nga Shkodra, posaçërisht për të ndjekur nga afër këtë ndeshje emocionuese. Bëhet fjalë për Ferdinand Jakun, Presidentin e Juban Danjës, themeluesin e ekipit të parë të futbollit të femrave në Shqipëri.

Në foton që shoqëron shkrimin, zoti Jaku është së bashku me dy nipat e tij, Anoel dhe Elian Zalli, fëmijët e çiftit Anton dhe Emanuela Zalli(Jaku). I pari gazetar sportiv dhe e dyta, Emanuela, vajza e Ferdinandit, ish kapitenia e Juban Danjes dhe golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar pak vite më parë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img