Monday, November 25, 2024

Nji takim rastesiet me yllin hollandez Marcel (Marco Van Basten) Ilir Kepa-Kujtime nga karriera sportive në Belgjikë

Lexo

Në qershor të vitit 1993, në fund të kampionatit belg,  kishin mbetur edhe 2 jave më duket, dhe do të lujshim në shtepi por nuk më kujtohet kunder cilit ekip. Në dhomen e zhveshjes duke u ba gati për të dalë për nxemje, une isha duke lidhur këpucët dhe mbarova së lidhuri, duke e drejtu trupin më kap një dhimbje në shpindë dhe e pa mujtun me  drejtu trupin.

Duke u mundu të drejtohem me kap një dhimbje e tmerrshme dhe bertas. Legjenda belge Franki Vercauteren ishte afer mejet dhe më thotë, Ilir,  a po ban prova se si ma bartit kur të bash gol….i tham… franki, ma thirr doktorin se nuk mundem me u drejtu. Më thotë… a e ke seriozisht?  I tham..po. Vjen doktori, thërrasin ambulancen, dhe nisemi të dy unë dhe doktori në qytetin Anvers tek doktori i famshem i të gjithë lojtareve ma të mirë në Europë Marc Martens.

Më kishin shtri në barrelë dhe duke hyrë në spital pashë shumë foto reporterë dhe gazetarë qe unë mendova se kishin ardhë për mu…! Hyme në spital dhe më ulen para deres së doktorit dhe për çudi asnji gazetarë nuk po levizte.

Tham me vedi këto kekan ma të semurë se unë. Pak e çuditshme kjo punë mendova, por ndoshta do të më afrohen kur të dal prej doktorit siç e bajnë gazetarët zakonisht.

Mbas një çerek oret hapet dera dhe para mejet i madhi Van Basten, më shikon me keq ardhje dhe drejtohet nga dalja e spitalit ku ndiqet prej gazetareve të cilet kishin ardhur pikerisht për të.

Kur hyra mbrend dhe duke biseduar me doktorin më dha me kuptu që karriera e madhështorit hollandez ishte afer fundit sepse kavilja e tij ishte e copëtuar dhe e pa shërueshme.

Më erdhi keq si të ishte për mu. Isha shumë i trishtum që një futbollist i klasit të tij të mbaronte karrieren kaq shpejt. Ate ditë e mbrapa nuk ka lujt asnji ndeshje ma dhe e ka mbyllur karrieren më duket sezonin e ardhshem 94-95. Kjo asht një koençidence sa  surprizale aq edhe e trishtueshme në mendjen teme. Mu më bani nji gjylpane kortizon poshtë në shpinde dhe për 15 min mujta ta drejtoj trupin dhe më dha 48 orë pushim.

Ju përshëndes

Ilir Kepa-Bruksel  12 gusht 2022

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img