Thursday, September 19, 2024

Njihet si mik i afërt i presidentit rus Putin, Abramoviç largohet nga Çelsi

Lexo

Manjati rus njoftoi vendimin nga drejtimi i Çelsit, i cili mund të lidhet me incidentin e pushtimit të Ukrainës dhe sanksionet përkatëse. Ndërkohë, një tjetër element që mund të ketë ndikuar në këtë vendim ka të bëjë edhe me atë që ai njihet në opinion si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Putin.

Roman Abramovich nuk është më pronar dhe president i Chelsea. Njoftimi erdhi me një deklaratë zyrtare. “Gjatë gati 20 viteve të pronësisë sime në Chelsea, gjithmonë e kam konsideruar rolin tim si kujdestar i klubit, detyra e të cilit është të sigurojë suksesin më të madh që kemi sot, si dhe të ndërtojmë  të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë të luajmë një rol pozitiv në komunitetin tonë”.

“Unë gjithmonë kam marrë vendime me interesin e klubit në zemër. Unë u mbetem besnik këtyre vlerave. Prandaj sot po ua besoj administruesve të Fondacionit Bamirës Chelsea menaxhimin dhe kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha manjati rus.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img