Federata Shqiptare e Basketbollit duke pare kushtet e papershtatshme klimatike ne ditet ne vijim dhe situaten e renduar nga infektimet Covid-19, eshte e detyruar te pezulloje te gjithe aktivitetet e parashikuara basketbollistike kombetare duke nisur nga sot (21.01.2022) deri me 28.01.2022 (premte).
Ndeshjet e fazes 1/2 finale te Kupes se Shqiperise Femra dhe Meshkuj do te shtyhen per nje moment te dyte, per te cilin do te njoftoheni pergjate javes se ardhshme. Shtyerja e ketyre ndeshjeve nuk do te ndryshoje formen organizative te percaktuar per kete faze nga shortet respektive per secilen kategori (formati ndeshjeve dhe sallat e organizimit).
Per ndeshjet e parashikuara ne kampionatet kombetare U18 vajza, U16 vajza dhe U16 djem do te njoftoheni mbi formatimin e ri te kalendarit perpara dates 28.01.2022.
Duke vleresuar shendetin si paresor, jemi te detyruar te ndermarrim masen e siper permendur duke pasur parasysh dhe mungesen e kondicionimit ne pjesen me te madhe te sallave sportive ne te cilat zhvillohen ndeshjet e basketbollit.