Sunday, May 5, 2024

Fabian Gjuka, merr drejtimin e Vllaznisë në basketboll meshkuj

Lexo

Trajneri i njohur kosovar, Fabian Gjuka ka marrë drejtimin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Nisur nga problemet që përfshinë Shoqatën e Basketbollit Vllaznia me tërheqjen e ish presidentit Alban Xhaferi, ekipin e meshkujve mori përsipër ta drejtojë vullnetarisht trajneri aktual i Vllaznisë për femra, Bledar Gjeçaj.

Në pak ditë të drejtimit të kuqebluve, Gjeçaj mori një rezultat shumë pozitiv duke eleminuar Partizanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, më pas humbi në transfertë me Golden Eagle Ylli të Kosovës për Ligën Unike, ndërkohë që ishte në pritje të drejtimit të skuadrës edhe për ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Kamza, që ishte planifikuar të luhej mbrëmjen e së shtunës në “Qazim Dervishi”.

Por, tashmë, me pezullimin e aktiviteteve të basketbollit për shkak të motit të keq dhe situatës Covid 19, gjysëmfinalen e Vllaznia-Kamza Basket dhe ndeshjet e tjera në vazhdim në krye të skuadrës do të jetë shqiptari nga Kosova, Fabian Gjuka. Nga sa bëhet e ditur, Gjuka ka mbërritur në Shkodër dhe do të jetë në stervitje me skuadrën kuqeblu mbrëmjen e së premtes.

Trajneri nga Kosova Fabian Gjuka, ka një karrierë të pasur në fushën e basketbollit duke spikatur si ndër më të mirët e basketit në kampionatin kosovar. Më herët, ai ka drejtuar me shumë sukses ekipin e Pejës, Bashkimin e Prizrenit, si dhe ekipe të tjera kosovare, për femra dhe meshkuj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img