Tuesday, July 1, 2025

NK Olimpija Ljubjana- Vllaznia. Sot, ora 18:00, stadiumi “Zak Stadium”, Ljubjana

Lexo

Ashtu siç e paralajmëroi Veriu Sport një ditë më parë, Vllaznia do të zhvillojë një tjetër miqësore në tokën sllovene, aty ku po përgatitet për ndeshjet zyrtare  të Kupave të Europës.

Kundërshtari i kësaj miqësoreje është NK Olimpija Ljubjanë dhe nga sa mësohet, ndeshja në fjalë do të luhet në fushën e kundërahtarit, në stadiumin “Zak Stadium”, Ljubjana duke filluar nga ora 18:00.

Kjo është miqësorja e parafundit e programuar nga drejtuesit kuqeblu gjatë ditëve të fazëes përgatitore në Slloveni, ndërkohë, që program është edhe një tjetër miqësore që do të luhet nesër përballë rumunëve të Petrolul.

Me miqësoren ndaj rumunëve, Vllaznia mbyll ditët përgatitore në kampingun e Mariborit dhe të mërkurën lë Slloveninë për t’u kthyer në Shkodër, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e 10 korrikut, atë zyrtare për Konferencë Ligë ndaj BFC Daugavpils të Letonisë, sfidë kjo e programuar për t’u luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar prej orës 20:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img