Sunday, September 8, 2024

NK Posusje-Vllaznia, sot ora 18:30, miqësorja e dytë e kuqebluve në Bosnje. Sot pritet debutimi i shqiptaro-maqedonasit Bujar Hajdari, si dhe dyshes Sala-Gruda që nuk luajtën në miqësoren e parë

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë sot miqësoren e dytë në tokën boshnjake, nga tre të tilla të planifikuara gjatë periudhës dy javore të qëndrimit në kampingun Medjugorje.

Ndryshe nga miqësorja e parë, e cila mu fitua me rezultat të thellë, 0 me 4, ndaj skuadrës së kategorisë së dytë NK Medjugorje, kundërshtari i sotëm është i një niveli më të lartë, NK Posusje e kategorisë së Superligës boshnjake.

Në një farë mënyre, sfida e sotme konsiderohet edhe si testi kryesor që tekniku Migen Memelli do të ketë me skuadrën e tij në përgatitjet për ballafaqimet europiane të 13 dhe 20 korrikut e Uefa Europa Conferencë League.

Krahas futbollistëve të tjerë që ka marrë me vete në Bosnje, në sfidën e sotme, Memelli pritet të hedhë në fushë edhe shqiptaro-maqedonasin Bujar Hajdari, sulmuesi shtatlartë që vjen nga Shkupi, i cili prej dy-tre ditësh është pjesë e seancave stërvitore të Vllaznisë. Nga sa bëhet e ditur, ndaj këtij futbollisti stafi teknik ka shprehur vlerësime, por realisht firmosja e kontratës nuk është bërë akoma. Megjithatë, një paraqitje e mirë e tij sot mund të bind drejtuesit për nënshkrimin e kontratës.

Nga ana tjetër, në përballjen e sotme ndaj NK Posusje në fushë pritet të jenë edhe dy futbollistët shkodranë, Eslit Sala dhe Ildi Gruda, i pari për llogari të prapavijës dhe i dyti për sulmin. Futbollistë këto, me të cilët KF Vllaznia ka nënshkruar, por në miqësoren e parë ndaj NK Medjugorje ato nuk ishin në fushën për arsye shëndetësore.

Sipas faqes zyrtare të KF Vllaznia, miqësorja e sotme, NK Posusje-Vllaznia do të nis në orën 18:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img