Wednesday, October 23, 2024

NK Široki Brijeg -Vllaznia, kuqeblutë me 8 korrik përballë boshnjakëve për turin e parë eleminator të Conference League

Lexo

Me 8 korrik skuadra kuqeblu e Vllaznisë do të jetë mysafire në Bosnje për të luajtur ndeshjen e parë europiane përballë skuadrës vendase NK Široki Brijeg, Ky është verdikti i shortit të hedhur nga UEFA mesditën e sotme në Nion të Zvicrës. 68 skuadrat që morën pjesë në këtë tur ishin të ndara në 8 grupe. Dy skuadrat e tjera shqiptare, Partizani dhe Laçi bënin pjesë në vazon e ekipeve favorite për të kaluar më tej. Ndërsa, Vllaznia që rikthehet të luajë në Europë pas 10 vitesh, ishte në vazon e ekipeve jofavorite për shkak të koeficientit të ulët.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Brdariç sfidën e parë në turin e parë eleminator të Conference League është e detyruar ta luajë në transfertë. Ndërkohë që me 15 korrik do të presë boshnjakët në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në ndeshjen e kthimit ku edhe do të vendoset për skuadrën që do të kualifikohet nga ky çift.

Sa i përket sfidës së parë të transfertës kuqeblu, do të jetë konkretisht stadiumi “Pecara Stadium” me kapacitet 7 mijë vende që pret këtë ballafaqim të rëndësishëm ndërkombëtar. Nga të dhënat e siguruara për kundërshtarin e Vllaznisë, skuadra boshnjake NK Široki Brijeg, klubi i së cilës është themeluar në vitin 1948 duke arritur të fitojë 2 herë titullin kampion si dhe 3 herë kupën., ndërkohë që sezonin e fundit është renditur në vendin e 4 në kampionatin boshnjak.

Mosha mesatare e ekipit boshnjak është 26 vjeç, e përbërë kryesisht me lojtarë boshnjak dhe kroat. Dy lojtarët më me vlerë të ekipit janë sulmuesit e krahut Ivan Ikic dhe Alen Jurilj me vlerë 400 mijë euro. Golashënuesi më i mirë i ekipit është qendër sulmuesi Stipe Juric me 9 gola në kampionat. Ndërsa, vlera në transfermarkt për skuadrën boshnjake NK Široki Brijeg msohet të jetë 3.8 mln euro që në raport me Vllaznisë që e ka 4.98 mln euro duket pak më e ulët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img