Sunday, September 8, 2024

Nuk ka fitues në sfidën SHBA-Uells, skuadrat ndajnë pikët

Lexo

Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë të grupit B me sfidën SHBA-Uells që u mbyll në barazim 1-1. Një sfidë me pak raste, kjo pasi si amerikanët ashtu edhe Uellsi vuajtën mungesën e saktësisë përpara portave respektive.

Pjesa e parë foli më shumë për amerikanët të cilët krijuan volum loje dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Weah, i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Pulisic, me këtë të fundit që dhuroi një asist me shumë vizion. 1-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, pak gjëra ndryshuan, por të besuarit e Berhalter nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin.

Kur gjithçka po shkonte shumë mirë për amerikanët, Uellsi fitoi një penallti në minutën e 81-të dhe te pika e bardhë u prezantua Gareth Bale, i cili nuk gaboi duke barazuar rezultatin. Ishte pikërisht goli i ishit të Real Madrid që i dha tjetër ritëm takimit dhe jo vetëm, pasi uellsianët i shkuan pranë përmbysjes me Johnson, por ky i fundit u ndal nga Turner.

Në fund asgjë nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll në barazim duke lënë të hapur gjithçka përsa i përket kualifikimit. Në grupin B kryeson Anglia me 3 pikë, ndërsa SHBA dhe Uells me 1 pikë dhe mbyll Irani me 0 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img