Saturday, July 27, 2024

Teuta ndan rrugët me Shkëmbin dhe rikthen në pankinë trajnerin kampion

Lexo

Klubi durrsak i Teutës ka bërë njoftimin e rëndësishëm duke ndërprerë marrëdhënien me trajnerin e klubit, Blendi Shkëmbi.

Klubi i qytetit bregdetar ndodhet aktualisht ne vendin e fundit të tabelës së Superligës, dhe këto rezultate kanë bërë që klubi dhe trajneri të marrin një vendim të përbashkët për këtë gjë.

Pas largimit të Bledi Shkëmbit si trajner, te Teuta duket që kanë zgjedhur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për një emër të njohur të kampionatit shqiptar, Edi Martinin. Shkodrani ka pranuar të marrë drejtimin e “Djemve të Detit” dhe në ditët e ardhshme do të zyrtarizohet në krye të pankinës së Teutës.

Ai ishte në krye të durrsakëve deri në janar të këtij viti, për t’ia lënë më pas vendin Renato Arapit. Tashmë shkodrani ka një detyrë të vështirë përpara. Fillimisht i duhet të nxjerrë ekipin nga kriza që është futur duke u renditur në vendin e fundit me 8 pikë e më tej të realizojë objektivat sezonalë.

Kujtojmë që në krye të Djemve të Detit, Martini arriti të fitonte titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img