Saturday, July 27, 2024

Nuk ka pushim për Superioren, ndeshjet e javës së 14-të, luhen të hënën dhe të martën e javës së ardhshme

Lexo

Nuk ka pushim për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë ka detyruar sektorin e garave të FSHF-së të ngjeshë kalendarin e javëve në vazhdim. Kështu, pas dy dueleve të së premtes, Vllaznia-Laçi(0-0) dhe Skënderbeu-Teuta(3-1), që ishin të fundit për javën e 13-të, ndeshjet e javës së 14-të nisin menjëherë që prej fillimit të javës së ardhshme.

Kështu, të hënën e 27 nëntorit, në program janë për t’u luajtur dy ndeshje. Në orën 13:30, Erzeni do të presë Tiranën në stadiumin “Demrozi Arena” të Rrogozhinës, ndërkohë që po ditën e hënë në orën 17:00, në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Dinamo do të masin forcën në derbin e kryeqytetin.

E marta e 28 nëntorit, ka rezervuar tre takime. Në orën 13:30 do të luhen paralelisht Kukësi-Skënderbeu dhe Laçi-Egnatia, teksa kjo javë mbyllet me duelin Teuta-Vllaznia që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 16:00.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 14-të të Abissnet Superiore

E hënë, 27 Nëntor:

Erzeni-Tirna, ora 13:30

Partizani-Dinamo, ora 17:00

E martë, 28 NËNTOR:

Kukësi-Skënderbeu, ora 13:30

Laçi-Egnatia, ora 13:30

Teuta-Vllaznia, ora 16:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img