Paraqitja e Vllaznisë në 6 ndeshjet e fundit tregon se problemet kanë qënë konkrete, gjë që kanë ndikuar ndjeshem në përformance dhe humbjen e 8 pikëve. Duke ndjekur jave pas jave intervistat e tranjerit dhe drejtorit teknik ….impakt i këtyre rezultateve dhe përformance në situaten reale të Vllaznisë kanë ndikuar shiu…balta…albitrimi…terrenet sportive në stervitje dhe në ndeshje. Nuk besoj që se këto janë shkaqet kryesore të krizes dhe përformances së lojtarëve në veçanti dhe ekipit në tërësi.
Mungesa e golit është “themra e Akilit” për Vllazninë në këto 6 javë. Lojtarët e sulmit kanë humbur nuhatjen dhe janë konfuz para portes. Sulmi i Vllaznisë është apatik dhe i mungon fantazia për ta dërguar topin në rrjetë. Mmungon “lojtari gool” . ishte Dunga që plotësonte kriteret e lojtarit agresiv dhe rezultativ para portës por çuditërisht ” u shit ” !?…….
Duke parë formën dhe përmbajtjen e çdo lojtari dhe grupit të skuadres për këto 6 ndeshje llogjika e analizes reale ka disa drejtime dhe veçori në planin taktik,teknik,organizativ dhe psikologjik. Fillimisht do veçoja disa karakteristika që lojtarët kanë manifestuar në ndeshje pas ndeshjeje dhe stervitje. Eufori afatshkurter, Irritushmëri, Papërqëndrushmëri, Apati, Pasivitet, Rënje e aktivitetit motorik, Mungesë kontrolli në muskuj, konflikt abuziv verbal, probleme me ligjërimin dhe të folurit.(mendoj që këto dukuri të mbartura si probleme , tranjeri duhet t’i ketë parasysh në të ardhmen në aspektin psikoligjik se ndikojnë ndjeshëm në stervitje dhe ndeshje tek lojtarët).
Mendoj se një impak negativ në këto 6 ndeshje ka qënë formalizimi i ekipit dhe ndërtimi i ekipit jo i studiuar mirë si në vendosjen e lojtarëve dhe rrjeshtim.. Një problem teknik që është vërejtur është pasimi i topit dhe ndërtimi i aksioneve kur topi është në këmbët e lojtarëve tanë. Për statistike do veçoja pjesen e parë me Korçen ku lojtarët e Vllaznisë kanë adresuar plot 27 herë topin gabim. Mendoj se tranjeri duhet ta korigjojë dhe ndryshojë metoden e zëvendësimeve në ndeshje. Duhet ta harrojë një herë e mirë se 10 min nuk janë rezultative për një lojtar zëvendësues, por t’ju lënë hapëiëe të nevojshme. Mendoj se duhet menduar për repartin e mesit të fushës duhet eksperimentuar edhe me ndonjë lojtar që ka luajtur në mbrojtje për ta fokusuar në mes fushe. Psh, mendoj që Gurishta do kontribonte si mesfushor i djathtë (ka frymë, energji dhe ka krijuar profilin e një lojtari sulmues. Për Vllazninë dhe lojtarët e saj, sot dhe deri në finalizimin e kampionatit duhet qetësia shpirtërore dhe mendore. Do rekomandoja grumbullim në Razem, ku ajri, qetësia, ushqimi, mjedisi stervitor do ndikonte ndjeshëm tek lojtarët dhe stafi teknik. Ndeshja me Kukësin duhet fituar, mundësitë jan. Për tranjerin do t’i rekomandoja, në pjesen e parë të ndeshjes studio dhe në të dytën vepro, luaj me stolin dhe psikoligjinë e lojtarëve.
Fatmir Lugji-Ish futbollist-Analist Sporti